Nuk ka ndalesë për lëvizje e as masa të përkujdesit drejt fshatit Simnicë të Gostivarit, nga i cili ndërruan jetë dy persona si shkak i infektimeve. Familjarët e të vdekurve për TV Telma u shprehën të bindur se janë infektuar nga uji për pije, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Edhe banorët e Gostivarit dhe vendbanimeve përreth shprehën të njëjtat dyshime. Ata kërkojnë përgjigje nga institucionet kompetente se si të mbrohen. Ata thonë se uji për pije në Gostivar për vite me radhë është i papastër dhe i dyshimtë.
Epidemiologët dyshojnë se të vdekurit janë helmuar nga ethet hemorragjike. Ndërsa rezultatet e analizave do të arrijnë nesër.
Drejtori i Institutit për Shëndet Publik, Shaban Memeti, për Telma tha se kanë pasur probleme me mjetet për analiza, por kanë arritur të gjenden për momentin.
Në Klinikën për Infektologji janë hospitalizuar edhe katër persona tjerë, që nuk janë në lidhje gjaku me tashmë të vdekurit nga këto infeksione./Telegrafi/Telma/