Livia Brunga, e ftuar në emisionin “Goca dhe Gra”, ka hapur një kapitull të dhimbshëm të jetës së saj, duke zbuluar detaje tronditëse nga marrëdhënia e saj me ish-konkurrentin e Përputhen, Mevlan Shaba.
Ajo e ka akuzuar Mevlanin për tradhti, duke thënë se gjatë kohës që ata ishin në lidhje, ai kishte krijuar një tjetër lidhje romantike me një vajzë tjetër, me të cilën tani është në pritje të një fëmijë.
Livia shprehu se është shokuar nga ky lajmi dhe nuk mund ta besonte kur e mori vesh. Ajo ka rrëfyer se gjithçka ishte një goditje e papritur për të dhe se ky lajm e la pa gjumë.
“Jam në shok sepse nuk e kam pritur këtë lajm. Nuk e dija më ka rënë në kokë si rrufe. Nuk kam fjetur atë natë, jam në shok. Unë u ktheva në Itali në janar, por historia jonë ka zhvilluar gjithmonë. Kam shkuar në Itali për disa punë dhe do kthehesha prapë”, tha ajo.
Ne ishim në kontakt, unë e quaj lidhje. I thonim njëri tjetrit ‘natën e mirë, të dua’. Ka qenë një marrëdhënie toksike, por tani po e kuptoj nga ana e kujt ishte. Unë doja një normalitet, nga ana e tij kishte gjithmonë arsye për t’u ndarë. Në fillimet tona, pas dy muajsh tentoi të më linte shtatzënë, mendoj që ka ndodh shumë shpejt edhe mes tyre. Nuk ka mundësi të kenë një vit bashkë. Para se të nisesha për në Itali unë shkoja te prindërit e tij, ai ka ardhur te mami im”, është shprehur Livia.
Ajo tregon se nuk ka asnjë kontakt me partneren e Mevlanit, ndërsa familjarët e tij e kanë kontakuar.
“Ne flisnim gjithë kohën në kamera kur ishim në distancë, prandaj them që nuk mund të ishte i lidhur me askënd tjetër. Ai ka pasur gjithmonë dëshirë një gocë ta mbyllte te shtëpia, te mami. Jam ndier shumë keq, jam unë viktima. Deri në natën e fundit ishte në ‘video call’ me mua, po më tregonte veshjen. Nuk folëm gjatë shtatorit, por po planifikonte pushime. Më ka ardhur ftesa të hyrë në atë reality show çift dhe ai tha po, po unë nuk kam pranuar”, ka treguar ajo.