Telegrafi

Veljanovski: Nuk ka mundësi kushtetuese e as ligjore për t’u thirrë një mbledhje në Kuvendin e Maqedonisë pas shpërndarjes

Kabineti i kryetarit të Kuvendit, Trajko Veljanoski, thotë se pas shpërndarjes së kuvendit, kryetari Veljanoski nuk ka mundësi kushtetuese, ligjore dhe rregullore që të thërret mbledhje, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Kjo përgjigje vjen pas nismës së LSDM-së për impiçment ndaj kryetarit Ivanov. Sipas Kushtetutës, në situata kur kuvendi është i shpërndarë, mbledhja e ardhshme mund të thirret vetëm në raste të rrezikut të luftës dhe gjendjes së jashtëzakonshme, pra fatkeqësi natyrore ose epidemi./Telegrafi/