Site icon Telegrafi

Nuk ka modele më të mirë se Kylie Jenner për linjën e saj të rrobave (Foto)

Dominimi i Kylie Jenner në Instagram nuk ka dyshim se do të vazhdojë edhe këtë vit.

Motra më e re e klanit Kardashian/Jenner e ka ndërtuar famën e saj falë pjesëmarrjes në serialin real televiziv, “Keeping Up With the Kardashians”, por në këtë aspekt në masë të madhe i kanë ndihmuar rrjetet sociale.

Me gjoksin në plan të parë

Fotografitë e publikuara nga ajo kanë siguruar pëlqyeshmëri dhe shpërndarje të madhe nga fansat e 19-vjeçares.

Në këtë mënyrë, ajo është shndërruar në një ‘Mbretëreshë të Instagramit’ në vitin 2016, teksa edhe këtë vit nuk do të ketë konkurrencë. Këtë e dëshmon çdo ditë e më shumë.

Kylie ka publikuar imazhe të tjera në rrjetet sociale, ku sërish shfaqet tërheqëse, gjë që është edhe qëllimi i saj. Objektivi i bukuroshes është që përherë të jetë në qendër të vëmendjes dhe këtë arrin ta bëjë secilën herë që do.

Fiziku i saj dhe linjat janë për t’u admiruar prandaj numri i fansave të Kylie është në rritje të vazhdueshme. Ajo aktualisht numëron mbi 85.3 milionë ndjekës në Instagram.

E kujdesshme…

Fotografitë e reja janë pjesë e fushatës pranverore për linjën e veshjeve së bashku me motrën e saj Kendall Jenner, “Kendall + Kylie”.

Një imazh me përshkrimin e njëjtë, “DropOne”, e ka publikuar edhe Kendall duke njoftuar se koleksioni vjen së shpejti.

Modelja e Victoria’s Secret

Duhet theksuar se Jenner nuk ka ndonjë talent për t’u vlerësuar, pos që ka siguruar famë duke qenë pjesë e “Keeping Up With the Kardashians” dhe motra e Kim Kardashian, dhe tash fiton miliona dhe angazhohet nga kompani të ndryshme si modele.

Ndërsa bukuria e saj në mase të madhe është falë kirurgjisë estetike dhe produkteve kozmetike. /Telegrafi/

Exit mobile version