Vjen një lajm që do t’i zhgënjejë meshkujt: Playboy nuk do të publikojë më fotografi në të cilat femrat shfaqen të zhveshura. Kjo është pjesë e strategjisë së ridizajnimit të revistës.
Krerët e kompanisë që boton revistën thonë se për shkak të ekspansionit të internetit nuk ka më kuptim që të publikohet lakuriqësia në mediat e printuara.
Në vitet e shtatëdhjeta, revista shitej në mbi gjashtë milionë kopje në vit, ndërsa tani shiten vetëm rreth 800 mijë sosh.
“Misioni ynë është plotësuar. Kemi arritur që trupin femëror ta shndërrojmë në një gjë normale, ashtu që femrat ia kemi prezantuar botës në formën e tyre natyrore”.
“Megjithatë, kohët po ndryshojnë, sot jeni vetëm një klik larg çfarëdo përmbajtjeje erotike pa pagesë që shpeshherë nuk është në përputhje me atë që promovon Playboy, e që është bukuria dhe admirimi i trupit femëror”.
“Kemi vendosur që në mënyrë të dinjitetshme të tërhiqemi nga kjo fushë”, ka thënë pronari i Playboyt, Hugh Hefner. /Telegrafi/