Me ardhjen e Carlo Ancelotti, shumë tifozë menduan për mundësinë që disa futbollistë që në atë kohë kishin një rol të caktuar me trajnerin italian, të rimarrin atë përsëri pasi e humbën atë vitin e kaluar me Zinedine Zidanen, duke përfshirë këtu edhe Marcelon, që ishte një nga ata që kishte shpresat më të mëdha për të qenë në gjendje ta rikthente vendin e titullarit.
Lëndimi i Ferland Mendyt dhe synimi i pretenduar i bardhezinjve për të fituar para me shitjen e tij, e la brazilianin në një situatë ideale për të qenë në gjendje të fillojë përsëri në krahun e majtë të madrilenëve, por shpërthimi i Miguel Gutierrez dhe besimi që ai ka vendosur te Ancelotti në skuadrën e re e la Marcelon në një situatë delikate për këtë sezon, diçka që do të përkeqësohet në javët e ardhshme pasi Mendy pritet të rikthehet shumë shpejtë.
Me këtë skenar, braziliani është mbrojtësi i katërt i majtë i Real Madridit për momentin, i cili nxit zëra të ndryshëm në lidhje me largimin e mundshëm të kapitenit në afatin e ardhshëm dimëror, me futbollistin 33-vjeçar që kërkon një destinacion të ri.
Ai duhet të kthehet në atë rol që e ka humbur plotësisht vitet e fundit te Real Madridi për shkak të paraqitjeve të dobëta.
Aventura e tij te Real Madridi duket se ka përfunduar dhe vështirë se mund të rikthehet si titullar, duke ditur se ka para vetës dy lojtarë tjetër të talentuar. /Telegrafi/