Telegrafi

Nuk ka marrëveshje për kontratën e re, Sergi Roberto pritet të largohet nga Barcelona pas tetë viteve

Sergi Roberto do të largohet nga Barcelona pas tetë viteve qëndrim në ekipin e parë.

Mbrojtësi anësorë është futur në vitin e fundit të kontratës me katalunasit, pasi ajo aktualja skadon në verën e vitit 2022.

Palët kanë qenë në bisedime për një kohë të gjatë, por marrëveshja nuk është gjetur.

Sipas asaj që ka raportuar gazetari spanjoll Alfredo Martinez, bisedimet për rinovimin e kontratës janë ndërprerë.

29-vjeçari do të largohet nga Camp Nou gjatë afatit kalimtar të janarit, pasi Barcelona dëshiron ta shes që të fitojë diçka nga largimi i tij.

Roberto është pjesë e ekipit të parë të Barcelonës që nga viti 2013, derisa ai ka kaluar nëpër të gjitha grupmoshat e këtij klubi. /Telegrafi/