Site icon Telegrafi

Nuk ka marrëveshje ndërmjet prodhuesve të orizit dhe Ministrisë së Bujqësisë

Ka përfunduar pa ndonjë marrëveshje takimi në mes të prodhuesve të orizit, të përfaqësuar nga shoqata ”Ari i bardhë” nga Koçani, dhe ministrit Cvetkov, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Më herët, prodhuesit e orizit mbajtën një protestë, ku kërkonin që të mos ndryshojë çmimi i orizit. Ata thonë se çmimi prej 35 denarësh për kilogram për oriz të bardhë është një çmim mjaft i ulët që nuk ndihmon të mbulohen harxhimet kryesore, e jo më të investohet për sezonën e re e cila fillon brenda dhjetë ditësh.

Paraprakishitm ministri Mihaill Cvetkov ka patur takim edhe me blerësit e orizit, ndërkaq prodhuesve u ka ofruar vetëm një premtim, që për ta është i ngjashëm si premtimi i mëhershëm.

Në lidhje me këtë çështje, zv. ministri shtesë, Ljubço Nikollovski, thotë se problemi me plasmanin e prodhimeve bujqësore është problem i shtetit dhe se duhet t’u dilet në ndihmë bujqve, ndërkaq si zgjidhje propozon blerjen e prodhimit nga Qeveria./Telegrafi/

Exit mobile version