Site icon Telegrafi

Nuk ka luajtur asnjë ndeshje me ekipin e parë, por Barcelona refuzon një ofertë shumë të rëndësishme për qendërmbrojtësin senegalez 

Mikayill Faye iu bashkua Barcelonës në afatin kalimtar veror nga skuadra kroate NK Kustosija e Zagrebit për shumën e 1,5 milionë eurove.

Qendërmbrojtësi i talentuar senegalez megjithatë ende nuk ka luajtur asnjë ndeshje me ekipin e parë të Barcelonës edhe pse po shkëlqen te skuadra e dytë.

Pavarësisht se nuk luajti asnjë ndeshje për ekipin e lartë të Barcelonës këtë sezon, mbrojtësi i talentuar Mikayil Faye po tërheq shumë interes nga disa klube në mbarë Evropën.

Megjithatë, klubi i parë që bëri një përpjekje serioze për të marrë të riun është RC Lens dhe këtë e ka zbuluar eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano.

“Kuptoni Barcelona ka refuzuar një ofertë zyrtare nga RC Lens për mbrojtësin 19-vjeçar Mikayil Faye. Propozimi me vlerë 9 milionë euro është refuzuar nga klubi pas bisedimeve të brendshme”, ka shkruar Romano.

Lexo po ashtu Klauzola e madhe në kontratën e Mikayil Faye me Barcelonën

Faye ka bërë përshtypje me Barca Athletic ku ka luajtur 17 ndeshje këtë sezon. Ai ka ndihmuar skuadrën e Rafa Marquez të mbajë tre herë portën e paprekur dhe të fitojë nëntë ndeshje deri më tani.

Te Barcelona besojnë shumë në të dhe përkundër krizës financiare ata kanë refuzuar një ofertë të rëndësishme për senegalezin. /Telegrafi/ 

Exit mobile version