Telegrafi

Nuk ka lëshime në ftesën për burg të Gruevskit

Trupi gjykues njofton se grupi i punës që vizitoi gjykatën penale dje nuk arriti të gjejë lëshime tek gjyqtari Pajazit Pajaziti i cili shkroi ftesën për burg për ish-kryeministrin Nikolla Gruevski për rastin e PSP-së “Tanku”.

Anëtari i sapozgjedhur i Këshillit, Sashko Georgiev dhe anëtarët Shemsedin Jusufi dhe Bekim Rexhepi dhe Vesna Toleva, kanë kryer hetim në lëndën për Gruevskin në njësinë për Ekzekutimin e Sanksioneve në Gjykatën Themelore Shkup 1 Shkup.

“Grupi i punës, pas hetimit në shkresat e lëndës, arriti në përfundimin se çështja kishte të bënte me urgjencë të jashtëzakonshme dhe respektim të jashtëzakonshëm të afateve ligjore, domethënë u procedua në mënyrë profesionale nga gjyqtari për ekzekutimin e sanksioneve dhe procedura u zhvillua në kuadër të ligjit, gjegjësisht sipas Ligjit për Ekzekutimin e Sanksioneve”, thuhet në deklaratë./Telegrafi/