Sulmuesi i Juventusit, Paulo Dybala, iu është nënshtruar ekzaminimeve mjekësore në J|Medical që kanë treguar se argjentinasi nuk ka lëndim serioz.
28-vjeçari u tërhoq nga skuadra e Argjentinës me një problem muskulor pas fitores prej 1-0 ndaj Uruguait, ashtu që mungoi në barazimin pa gola ndaj Brazilit.
Përfaqësuesja e tij u kualifikua në Kampionatin Botëror, ‘Katar 2022’, ndërsa ylli i Bianconerëve u kthye në Torino për teste mjekësore.
Zonja e Vjetër e ka konfirmuar se La Joya nuk ka pësuar lëndim serioz, por është duke u rikuperuar nga lodhja e muskulit tibialis posterior.
Megjithatë, akoma nuk është sigurt nëse do të mund të luajë në ndeshjen e të shtunës kundër Lazios.
“Testet diagnostike, të cilave iu është nënshtruar Paulo Dybala mëngjesin e sotëm (e enjte) në J|Medical, i kanë përjashtuar lëndimet muskulore”.
“Është konfirmuar lodhje në muskulin tibialis posterior që u diagnostikua te ekipi kombëtar, aktualisht është duke u tërhequr. Gjendja e tij do të monitorohet në baza ditore”, shkruan në komunikatën e Juventusit. /Telegrafi/
#TrainingCenter | L'allenamento di oggi e il programma della vigilia di #LazioJuve ⤵️
— JuventusFC (@juventusfc) November 18, 2021