Telegrafi

Nuk ka kuorum për miratimin e Projektligjit për pagën minimale në Kuvend

Kuvendi i Kosovës nuk ka arritur të ketë kuorum për të miratuar Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përcaktojnë shumën e beneficionit në lartësi të pagës minimale, procedurat e caktimit të pagës minimale dhe shkallët tatimore në të ardhurat personale vjetore.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca tha se nuk ka kuorum për miratimin e këtij projektligji.

Lexo po ashtu Murati kërkon miratimin e projektligjit që i hap rrugë rritjes së pagës minimale

“Vetëm 56 deputetët kanë votuar dhe pjesa tjetër nuk kanë marrë pjesë fare në votim. Ky projektligj nuk kaloi, pasi nuk u arrit kuorumi i nevojshëm i deputetëve në sallë. E hedhim në votim në një seancë tjetër kur të kemi kuorumin e mjaftueshëm”, ka thënë Konjufca.

Lexo po ashtu Partitë opozitare kundër Projektligjit për pagën minimale: Po diskriminohen veteranët e luftës

Ndryshe, partitë opozitare PDK, LDK dhe AAK që nga fillimi i seancës treguan që janë kundër këtij projektligji, pasi në kuadër të pagës minimale nuk janë përshirë edhe veteranët e luftës. /Telegrafi/

Seanca e Kuvendit të Kosovës
Seanca e Kuvendit të Kosovës