Mauro Icardi nuk ishte sot në fushë për të ndihmuar Inter-in në sfidën kundër Crotones, përballje që përfundoi 1-1.
Kapiteni i zikaltërve ishte i padisponueshëm për shkak të një dëmtimi në kofshë.
Por, përtej kësaj, Icardi ka treguar se nuk është në krizë me bashkëshorten e tij, Wanda Naran.
Përkundër zërave të fundit që pohonin se çifti ka pasur një “krisje”, sulmuesi argjentinas i Interit dhe Wanda kanë ndjekur së bashku sfidën kundër Crotone-s në tribunën e “San Siro-s”.
I vetmi shqetësim për ta ishte paraqitja jo e mirë e zikaltërve në fushë kundër Crotones.