Rrjeti i gazetarisë hulumtuese ballkanike BIRN bën të ditur se Banka Botërore (BB) plotësisht ka stopuar kreditë për mbështetje të komunave në Maqedoni për përmirësimin e shërbimeve të tyre, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Ky hap është ndërmarrë pas kërkesave të disa vendeve anëtarë në këtë institucion, ndërkaq janë bankat vendore ato që, gjithnjë e më shumë, i japin pushtetit kredi, duke investuar në obligacionet shtetërore.
Sipas burimeve të BIRN, BB-ja e ka ndërprerë fazën e dytë të Programit për përmirësimin e shërbimeve komunare në Maqedoni, përmes së cilës duhej të sigurohen fonde për 57 komuna për investime infrastrukturore, si furnizimi me uj, kanalizimi, menaxhimi me mbeturinat, rrugët lokale, përmirësimi i efikasitetit energjetik të ndërtesave komunale, etj.
Këto burime thonë se ka dyshime në keqpërdorimin e fondeve, posaçërisht pasi që Prokuroria Speciale Publike, botërisht njoftoi se ka dyshime për shuma të mëdha parash, të cilat mund të kenë përfunduar ne xhepa privat, ndërkaq ky bllokim vjen nga SHBA-të të cikat i kanë ”nën kontrollë” BB-në dhe Fondin Monetar Ndërkombëtar, dhe ky bllokim mund të vazhdojë deri sa në Maqedoni të ketë një qeveri të besueshme./Telegrafi/