Site icon Telegrafi

Nuk ka konfiskim të pasurisë së të korruptuarve të nivelit të lartë (Video)

Gjyqësori dhe prokuroria nuk duan të ndjekin të korruptuarit në nivelin e lartë, edhe pse ekzistojnë të gjitha ligjet që ua hapin rrugën këtyre hetimeve.

Që në 2013-ën, kur hyri në fuqi ligji për kompetencat e zgjeruara, ua hapi rrugën hetimeve dhe konfiskimit të pasurisë së paligjshme për zyrtarët e lartë publikë në vend, raporton KTV.

Por, janë të paktë, për të mos thënë fare, zyrtarët që u hetuan për pasurimin e shpejtë të tyre.

Betim Musliu nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, thotë se përveç mungesës së vullnetit, sa herë që përmenden figurat publike, përdorën të gjitha metodat për të mos nisur hetimet ndaj tyre.

Edhe Dren Ajeti nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike ka potencuar se Kosova ka legjislacion dhe atë të shpërndarë në disa ligje, e i cili do të ishte i mjaftueshëm për këtë luftë. Prokuroria, thotë ai, i ka duart e lira për hetime.

Agjencia Kundër Korrupsionit në baza vjetore mbikëqyr pasurimin e zyrtarëve publikë, proces ky i cili është në kontinuitet, por që ky institucion ankohet se ka pak fuqi në duar për të marrë hapa të mëdhenj në këtë luftë.

Exit mobile version