Site icon Telegrafi

Nuk ka konfirmim për vizitën e Presidentit Macron në Maqedoninë e Veriut

Ambasadori i Francës në Maqedoninë e Veriut, Christijan Thimonier tha se nuk ka informacione për kur do të realizohet vizita e Presidentit francez, Emmanuel Macron në Shkup dhe Tiranë, të cilën ai vetë e paralajmëroi si mundësi në muajt e ardhshëm, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Për momentin nuk kemi informacione për këtë temë. Presidenti informoi se do të dëshironte të vijë në muajt e ardhshëm në të dyja vendet, por për momentin nuk kemi informacione plotësuese. Dua të them se ky ishte paralajmërim para caktimit të zgjedhjeve”, tha ambasadori Thimonier.

Ai shtoi se ka negociata midis niveleve përkatëse të dy vendeve në lidhje me vizitën e mundshme, dhe ne do të duhet të diskutojmë datat me të dy partnerët./Telegrafi/

Exit mobile version