Nuk ka ndonjë njoftim zyrtar për shtyrjen e nënshkrimit të marrëveshjes së fqinjësisë së mirë ndërmjet Maqedonisë dhe Bullgarisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Kjo u tha nga ministresha bullgare për Politikë të Jashtme, Ekaterina Zaharieva në seancën e Komisionit për Politikë të Jashtme në kuvendin e Bullgarisë.
Sipas AIM-së, Zaharieva ka përmendur se kryeministri Zaev dhe ministri Dimitrov e kanë përmendur takimin e Podgoricës, por që nuk ka ndonjë datë përfundimtare.
Njiherit, Zaharive ka bërë të ditur se kanë mbetur disa detaje teknike për t’u rregulluar në marrëveshje që të merr formën përfundimtare./Telegrafi/