Ditën e djeshme (e hënë) mori gjithë vëmendjen një video që u publikua nga faqja zyrtare e Big Brother në rrjete sociale.
Në po të njëjtën video la të dyshohej që Egla Ceno nuk ishte larguar nga shtëpia, por veçse u izolua në një ambient tjetër, larg banorëve.
Iconstyle ndërkohë ka publikuar disa pamje të aktores së njohur, ku shihet rrugëve të Tiranës.
Siç thuhet, ish-banorja u pa në zonën e “Komunës së Parisit” me kapele dhe rroba të zakonshme, në shoqërinë e disa personave që me siguri mund të jenë të afërmit e saj.
Videoja nga ana tjetër u bë virale dhe u komentua si një gënjeshtër për 1 Prill.
Megjithëse sonte zhvillohet spektakli, pritet të shihet se çfarë u rezervua në lidhje me këtë.
Rikthimin e Eglës përndryshe mezi po e presin duke e cilësuar kështu si një lojtare shumë të fortë. /Telegrafi/