Tani për tani nuk ka iniciativë zyrtare për mbajtje të mbledhjes së jashtëzakonshme të Kuvendit, e cila është në pushim kolektiv, ndërsa seanca e parë është caktuar madje për datën 24 të këtij muaji, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Nga grupi parlamentar i LSDM thonë se deri më tani nuk kanë pranuar asnjë thirrje për seancë, e as po që ka ndonjë paralajmërim për një gjë të tillë.
Nga agjencia Meta kanë kërkuar përgjigje nga koordinatori i grupit parlamentar të LSDM, Goran Sugarevski, por përgjigje nuk kanë marrë.
Ish kryetari i AShAM, Vlado Kambovski sot e ka ftuar të parin e Kuvendit, Trajkov Vejlanoski ta ndërpret pushimin dhe të thërret mbledhje urgjente të Kuvendit./Telegrafi/