Site icon Telegrafi

Nuk ka informacione për shtetas të Maqedonisë të vrarë apo lënduar në Stamboll

Deri më tani nuk ka asnjë informacion për ndonjë shtetas të Maqedonisë të vrarë apo lënduar në sulmet terroriste që kanë ndodhur mbrëmë në aeroportin ”Ataturk” të Stambollit, njofton Telegrafi Maqedoni.

Nga Ministria e Punëve të Jashtme thonë se janë në pritje të informacioneve më të reja gjatë ditës së sotme. Kjo ministri është në bisedë të vazhdueshme me ambasadën në Ankara, konzullatën në Stamboll, por edhe me organet e pushtetit turk.

Ndryshe, aeroplani i nisur nga Shkupi, që duhej të ateronte në Stamboll, është drejtuar për në Izmir, ku edhe ka ateruar./Telegrafi/

Exit mobile version