Site icon Telegrafi

Nuk ka fitues në ndeshjen mes Gjilanit dhe Arbërisë

Gjilani dhe Arbëria janë ndarë në paqe në ndeshjen e zhvilluar në Gjilan.

Pas 90 minutave lojë, dy skuadrat kanë shënuar nga një gol dhe në fund kanë marrë nga një pikë 1-1.

Pjesa e parë përfundoi ashtu siç filloi me rezultat të bardhë 0-0, përkundër rasteve të mira që kishin dy skuadrat.

Goli i parë në ndeshje erdhi në minutën e 61-të, kur Agron Bruqi i mysafirëve në tentim për ta larguar topin e dërgoi në portën e skuadrës së tij për ta kaluar Gjilanin në epërsi 1-0.

Edhe pas golit të shënuar vendasit krijuan disa raste të mira shënimi me Hilën, Prognin e Busic, por portieri mysafirë Andi Thaqi bënte pritje fantastike.

Mysafirët nga Dobraja gjetën golin e barazimit në minutën e 84-të me sulmuesin brazilian Marcelei që realizoi për 1-1.

Deri në fund vendasit kërkuan të fitonin takimin, por një gjëje të tillë nuk ia arritën dhe ndeshje përfundoi baras.

Me këtë pikë të fituar, Gjilani mban vendin e katërt në tabelë me 33 pikë, derisa Arbëria ndodhet e teta me 26 sosh.

Ndeshjen e radhës Gjilani do ta ketë edhe më të vështirë, pasi do të përballet me kampionin në fuqi Dritën në derbin lokal.

Ndërkohë Arbëria do të jetë nikoqir i Ballkanit në Ferizaj. /Telegrafi/

Exit mobile version