Ka përfunduar pa fitues ndeshja e fundit e javës së tetë në Superligën e Kosovës mes Flamurtarit dhe Gjlanit 1-1.
Ndeshja nisi me një rast të mirë shënimi të mysafirëve, kur në minutën e tretë kapiteni i Gjilanit, Ylber Kastrati goditi nga distanca por edhe më mirë intervenoi portieri vendas Besnik Shehu.
Flamurtari i kundërpërgjigj me gol në minutën e gjashtë me golashënuesin e tyre më të mirë Alban Shillova.
Shillova realizoi gol të bukur me gërshërë edhe pse mysafirët protestuan për pozitë jashtë loje, por kështu nuk menduan gjyqtarët e ndeshjes.
Flamurtari nuk i ndali sulmet dhe krijuan dy raste të mira me Ben Quansah dhe Alban Shillovën, por që nuk arritën cakun.
Gjilani rast të mirë pati edhe në minutën e 30-të, kur Wilber Perez pasi shmangi mirë mbrojtësin vendas Quansah goditi bukur por jo saktë.
Bardh e kuqtë arritën golin e barazimit në minutën e 40-të, falë golit të shënuar nga Trevin Ceaser pas asistimit nga Nika.
Me rezultatin e barabartë 1-1 përfunduan 45 minutat e para të kësaj sfide.
Në pjesën e dytë më shumë nga loja patën vendasit, por që nuk arritën të shënonin golin e fitores.
Kësisoj me rezultatin e barabartë 1-1 përfundoi ndeshja e fundit e javës së tetë në Ipko Superligën e Kosovës.
Flamurtari pas kësaj pike të fituar ngjitët në pozitën e tretë në tabelë me 15 pikë, ndërsa Gjilani me 14 sosh mbetet në pozitën e pestë.
Në ndeshjen e ardhshme, Flamurtari luan në udhëtim te Trepça ’89, ndërsa Gjilani pret Lirinë. /Telegrafi/