Site icon Telegrafi

Nuk ka fitues në “Derby della Mole”, Torino dhe Juventusi ndajnë pikët në ndeshjen e tensionuar

Torino dhe Juventusi kanë barazuar 0-0 në ndeshjen e javës së 32-të të Serie A.

Ndeshjet mes Torinos dhe Juventusit shpesh dinë të jenë të forta dhe me rivalitet të madh, gjë që ndodhi edhe në këtë përballje.

Zonja e Vjetër e nisi përballjen më mirë, duke rrezikuar me Dusan Vlaovic dhe Manuel Locatellin, me këtë të fundit që goditi shtyllën.

Të dy skuadrat kishin edhe nga një rast në pjesën e parë, por që rrjetat heshtën.

Torin ishte më e mirë në pjesën e dytë, duke shënuar fillimisht me Duvan Zapatan, por që goli u anulua pasi kishte një faull gjatë aksionit.

Rrezikuan edhe Antonio Sarabia dhe Mërgim Vojvoda, por në të dyja rastet Wojciech Szczesny ishe në vend.

Juventusi rrezikoi me Kenan Yildiz që gjuajti bukur, por goditja e tij u ndal nga portieri vendas.

Pas shumë ankesave, trajneri i Torinos, Ivan Juric, u ndëshkua me karton të kuq.

Deri në fund gola nuk pati dhe skuadrat ndanë pikët, me Juventusin që mbetet i treti me 63 pikë, ndërsa Torino është e nënta me 45 pikë. /Telegrafi/

Standings provided by Sofascore
Exit mobile version