Derby della Madonnina i parë i sezonit 2016/17 mes Milanit dhe Interit përfundoi në paqe, me rezultat 2-2.
Nerazzurrët ishin më të mirë në këtë takim, por shpëtuan në fund nga humbja.
Derbi filloi me rastin e Ivan Perisic në minutën e 15-të, por Gianluigi Donnarumma nuk u befasua. Kroati kishte një tjetër rast të mirë edhe në minutën e 24.
Goli i parë në takim erdhi nga Suso në minutën e 43-të. Spanjolli me një goditje mjeshtërore mposhti Samir Handanovicin dhe me rezultatin 1-0 skuadrat shkuan në pushim.
Mysafirët barazuan po ashtu me një gol të bukur në minutën e 53-të, autor i të cilit ishte Antonio Candreva.
Por, vendasit rikthyen epërsinë vetëm pas pesë minutash prapë me anë të Susos, por këtë herë spanjolli shënoi pas disa lëvizjesh të bukura në zonën e rreptësisë.
Në minutën e 67-të, Perisic kishte një tjetër rast të mirë, por centimetrat shpëtuan portën e Donnarummas.
Interi sulmoi deri në fund dhe kjo iu shpagua pasi në minutat shtesë të takimit shënoi Ivan Perisic.
Pas këtij barazimi, Milani vazhdon në vendin e tretë me 26 pikë, kurse Interi ngjitet në pozitën e nëntë me 18 pikë. /Telegrafi/
🚀 GOOOOLLLAAAZOOOOOO!!!!!!!#Suso makes it 1-0!!!!#MilanInter pic.twitter.com/fOmGpXLLVB
— Kush (@footballkush) November 20, 2016
🚀 GOOOOOOLLLAAAZOOOOO!!!!!#Candreva with his own golazo! 1-1#MilanInter pic.twitter.com/lbh6TTELij
— Kush (@footballkush) November 20, 2016
Gooooooooaallllllll!!!!!! #Suso makes it 2-1 for #Milan. Checks in onto his right instead of the left.#MilanInter pic.twitter.com/xIx81mpkMG
— Kush (@footballkush) November 20, 2016
https://twitter.com/IFTV_Official/status/800453801274646528