Telegrafi

Nuk ka fitues në derbin e Ligës Premier: City dhe Liverpooli ndajnë pikët

Foto: Liverpool FC/Twitter

Manchester City dhe Liverpooli i kanë ndarë pikët në kuadër të javës së tetë në Ligën Premier.

The Reds filluan mjaftë mirë takimin, duke rrezikuar që nga minuta e parë, dhe për këtë mund u shpërblyen.

Kyle Walker shkaktoi penallti, derisa në gol për Liverpoolin e konvertoi Mohamed Salah në minutën e 13-të.

Por, skuadra që drejtohet nga Jurgen Klopp, nuk arriti të mbante epërsinë e krijuar në Etihad Stadium.

Manchester City arriti t’i barazonte shifrat në 1-1 me një gol fantastik nga ana e Gabriel Jesus në minutën e 31-të, me një asistim të Kevin de Bruynes.

Mirëpo, mesfushori belg kishte shansin që të përmbyste rezultatin në favor të skuadrës së tij, por që gaboi nga penalltia në minutën e 41-të, duke dërguar topin jashtë kornizës së portës.

Në 45 minutat e dytë, ritmi i lojës ishte edhe më i lartë, mirëpo munguan golat.

Ishte minuta e 55-të kur Jesus kishte një shans të mirë, mirëpo goditja e tij me kokë përfundoi jashtë porte.

Trent Alexander-Arnold (63′) pësoi një lëndim dhe nuk arriti të vazhdonte ndeshjen, duke liruar vendin për James Milnerin.

Xherdan Shaqiri që u inkuadruar në vend të Roberto Firminos dhuroi një harkim të bukur në zonën e Manchester Cityt, mirëpo asnjë lojtar i Liverpoolit nuk ishte aty që t’i përgjigjej.

Në fund, të dy skuadrat u ndanë të kënaqura me nga një pikë, në kuadër të javës së tetë.

Liverpooli është aktualisht në vendin e tretë me 17 pikë, aq sa ka edhe Tottenhami në të dytin, gjersa Manchester City është në të 11-in me 12 sosh.

Në javën e nëntë, Liverpooli do të takohet me Leicesterin, ndërsa City do të ketë punë me Tottenhamin. /Telegrafi/