Milani dhe Interi kanë luajtur pa gola në Derby della Madonnina që u zhvillua të mërkurën mbrëma në San Siro.
Leonardo Bonucci rrezikoi për Rossonerët me një goditje me kokë, ndërsa Mauro Icardi ia doli të shënonte, por me ndihmën e VAR-it, goli u anulua për pozitë jashtë loje.
Asnjëherë prej skuadrave nuk arriti ta gjente rrjetën në gjysmën e parë, ashtu që shkuan në pushim me rezultatin e fillimit të ndeshjes.
https://twitter.com/Destaquito2/status/981581450586808321
Në gjysmën e dytë, edhe kuqezinjtë e futën topin në rrjetë me anë të Patrick Cutrones, por ai ishte në pozitë jashtë loje.
Një tjetër shans të mrekullueshëm e pati Mauro Icardi, por sulmuesi i Nerazzurrëve e huqi portën e zbrazët.
https://www.youtube.com/watch?v=SfmrlPuldeU
Edhe në minutat shtesë të takimit, argjentinasi nuk arriti ta fuste topin në portën e zbrazët dhe ta shënonte golin e fitores.
Përkundër barazimit, Interi ruan pozitën e katërt në tabelë, me dy pikë më shumë se Lazio që ndodhet një vend më poshtë.
Milani është i gjashti në tabelë me 51 pikë, tetë më pak se Nerazzurrët, ndërsa gara për pjesëmarrje në Ligën e Kampionëve është vështirësuar shumë për Rossonerët.
Në xhiron e ardhshme, ekipi i Gennaro Gattusos është nikoqir i Sassuolos, ndërsa lojtarët e Luciano Spallettit udhëtojnë te Torino. /Telegrafi/