Një ditë pas thirrjes së kryetarit Ivanov drejtuar partive politike, për të kontribuar në zgjidhjen e problemit që vet e krijoi me vendimin për faljen e politikanëve të cilët janë nën hetime, partitë politike nuk e kanë ndëmrend që ta ndihmojnë, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Ata thonë se kryetari duhet që vet ta zgjidh këtë çështje, ndërkaq për Alsat-M, VMRO-DPMNE thotë se tashmë e kanë treguar qëndrimin e tyre partiak dhe kanë propozuar që të gjitha partitë t’i dërgojnë një letar kryetarit Ivanov.
Në BDI thonë se kryetari Ivanov duhet që ta tërheqë vendimin, ashtu siç e solli, pa konsultime me ndonjë palë, duke cënuar kështu interesat shtetërore dhe të qytetarëve, si dhe ka supsenduar sundimin e ligjit. Nuk ka ndonjë qëndrim zyrtar nga LSDM-ja dhe PDSH-ja për këtë çështje./Telegafi/