Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodríguez kanë bërë publike lidhjen e tyre tashmë prej disa javësh.
Ylli i Real Madrid dhe modelja spanjolle kanë parë madje edhe sfidat e “Los Blancos” në stadiumin “Santiago Bernabeu” pranë njëri-tjetrit dhe në shoqërinë e djalit të sulmuesit portugez.
Ndërkohë që prej këtij momenti, fama e modeles spanjolle ka arritur kulmin.
Paparacët nuk ngurojnë të sjellin çaste nga jeta e përditshme e Georgina Rodríguez në çdo vend që ajo frekuenton. /Telegrafi/