Site icon Telegrafi

Nuk ka më “Big Bastard”, Top Channel ndërpreu kontratën (Video)

Pas promovimit në rrjete sociale, prezantimit të idesë dhe projektit, publikimit të spotit dhe të puntatës së parë të emisionit satirik “Big Bastards”, Top Channel ka vendosur të ndërpresë kontratën me stafin e “Çmendina Dublim”.

“Big Bastards” ishte një emision satirik që supozohej të transmetohej në Top Channel çdo të shtunë, menjëherë pas “Big Brother”.

Ai u transmetua këtë të shtunë në orën 22:30, por videot e puntatës së parë dhe të fundit janë fshirë nga faqja zyrtare e Top Channel në Youtube.

Burime pranë Anabel.al bëjnë me dije se tërheqja erdhi nga ana e të dyja palëve për çështje kontraktuale. Nuk e dimë nëse Top Channel do ta zëvendësojë “Big Bastards” me një tjetër format humori të ngjashëm, apo ka hequr dorë nga ideja. Megjithatë spoti promovues vazhdon të jetë i publikuar në You Tube.

https://www.youtube.com/watch?v=WRyo4kLEmqw

Exit mobile version