Bashkimi Evropian nuk ka bërë presion në Qeverinë e Kosovës për të përshpejtuar krijimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe. Kështu të paktën thonë në Qeverinë e Kosovës.
I vetmi qëndrim zyrtar nga Bashkimi Evropian ka ardhur pas vendimit të Gjykatës Kushtuese se Asociacioni nuk është në përputhje të plotë me Kushtetutën e vendit.
Përveç që ka kërkuar nga të dyja palët që të respektojnë marrëveshjen e 25 gushtit, nga BE nuk kanë komentuar vendimin.
Tribuna Channel ka kontaktuar me zyrtarë të Bashkimit Evropian në lidhje me atë nëse ekziston ndonjë afat se kur të do formohet ky mekanizëm, por në BE nuk kanë dashur që të japin detaje.