Site icon Telegrafi

Nuk ka befasi, Barcelona është kampion i Spanjës (Video)

Barcelona është shpallur kampion i Spanjës për sezonin 2015/2016 duke mbrojtur kështu titullin e fituar një sezon më parë.

Blaugranët luftuan me Real Madridin deri në javën e fundit të kampionatit për epitetin e më të mirit, ndërkohë që Atletico Madridi u dorëzua një javë më parë.

Dhe, katalunasit ishin komodë në fitoren prej 3-0 në udhëtim te Granada duke i siguruar pikët e nevojshme për ta fituar La Ligan, me vetëm një pikë më shumë se përcjellësi i parë – Los Blancos.

Golashënuesi më i mirë në La Liga, Luis Suarez, i shënoi të dy golat e Barcës në pjesën e parë (22’ dhe 38’).

Ai nuk u mjaftua me kaq, por e kompletoi het-trikun. Ishte një kombin i treshes fantastike: Messi pasoi te Neymar, braziliani asistoi te Suarez dhe ai realizoi (86’).

0-1: Goli i Luis Suarez, Barca gjithnjë e me afër titullit.

Posted by Telegrafi Sport on Saturday, 14 May 2016

0-2: Edhe një herë Luis Suarez.

Posted by Telegrafi Sport on Saturday, 14 May 2016

Kompletimi i het-trikut nga Luis Suarez.

Posted by Telegrafi Sport on Saturday, 14 May 2016

Ndërkohë, përkundër fitores kundër Deportivo La Corunas (2-0), Real Madridi do të mjaftohet me vendin e dytë në tabelë.

Cristiano Ronaldo e gjeti dy herë rrjetin në gjysmën e parë (7’ dhe 25’), ndërsa në gjysmën e dytë nuk u inkuadrua për shkak të një lëndimi.

0-1: Goli i Cristiano Ronaldos ndaj Deportivo La Corunas.

Posted by Telegrafi Sport on Saturday, 14 May 2016

0-2: Edhe një herë Cristiano Ronaldo.

Posted by Telegrafi Sport on Saturday, 14 May 2016

Vendin e tretë në tabelë tashmë e ka siguruar Atletico Madridit, ndërsa pjesëmarrjen në fazat finale të Ligës së Kampionëve do ta kërkojë Villarreali përmes fazës kualifikuese, pasi e ka zënë vendin e katërt në tabelë.

Ky është titulli i 24 në La Liga për Barcelonën që këtë sezon do ta kërkojë edhe Kupën e Mbretit. Ndërkaq, Real Madridi mbetet në 32 tituj të fituar në kampionatin spanjoll, derisa këtë edicion luan edhe në finale të Ligës së Kampionëve (kundër Atletico Madridit). /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version