Telegrafi

“Nuk ka arsyetime” – Ronaldo publikon video duke ushtruar teksa mban fëmijën në prehër

Cristiano Ronaldo (Foto: Getty Images/Instagram/Screenshot)

Cristiano Ronaldo njihet si një fanatik i madh i rutinës ushtrimore, nga e cila nuk heq dorë në asnjë moment.

Superylli portugez i futbollit është 35 vjeçar, mirëpo ka një fizik i cili krahasohet me moshat shumë më të reja.

Lexo po ashtu Sekreti i Ronaldos për të qenë në formë edhe në moshën 34 vjeçare - Regjimi dhe dieta që ndjek futbollisti i famshëm botëror

Ndërsa për ta arritur dhe për ta mbajtur formën e tij, sulmuesi i Juventusit është i rregullt me ushtrime, ndërsa këtë e bën edhe kur duhet të qëndrojë me fëmijët.

Gjatë të martës, ai e ka publikuar një video në Instagram, në të cilën shfaqet duke bërë ushtrime, ndërkohë që në prehër e ka njërin na fëmijët.

“Nuk ka arsyetime”, shkruan Ronaldo në përshkrimin e videos motivuese për qindra milionë ndjekësit e tij. /Telegrafi/