“Gjatë dy ditëve të kaluara në Maqedoni u ndjenë dy tërmete me fuqi mesatare, të cilët erdhën nga epiqendra të rajoneve të ndryshme. Qytetarët nuk duhet të shqetësohen nga tërmetet që dje dhe sot dridhën Maqedoninë”, deklaroi Dragana Çernih-Anastasovska, udhëheqëse e Observatorit seizmologjik pranë Fakultetit Matematiko-Natyror në Shkup, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ajo shtoi se gjithë objektet në Maqedoni, pas tërmetit katastrofik në Shkup në vitin 1963, janë të ndërtuar që të përballojnë tërmet me intenzitet të shkallës IX sipas shkallës evropiane makroseizmike./Telegrafi/