Site icon Telegrafi

Nuk ka më armiqësi, Ledri promovon këngën e Noizyt (Foto/Video)

Ledri Vula dhe Rigels Rajku dikur kishin raporte shumë të tensionuara ndërmjet vete. Ata madje ishin rrahur kur reperi nga Kosova ishte pjesë e labelit BabaStars.

Noizy nga ana tjetër i kishte bërë një ‘diss’, porse tash armiqësia në mes tyre ka përfunduar dhe për më shumë, ata e promovojnë njëri-tjetrit.

Reperi nga Shqipëria ka sjellë këngën e re me titull “The baddest”, ndërsa Ledri e ka publikuar në faqen e tij në Instagram.

“Tha baddest”, ka shkruar Ledri në postimin, të cilit ia ka bashkëngjitur një fotografi nga klipi i këngës së kolegut të tij.

Ndryshe, klipi i ri i Noizyt ka kaluar shifrën prej gjysmë milioni shikimesh në YouTube, vetëm dy ditë nga publikimi. /Telegrafi/

Exit mobile version