Site icon Telegrafi

“Nuk ka 11 pikë diferencë” – Carlo Ancelotti flet për dallimet mes Real Madridit dhe Barcelonës

Me tetë ndeshje të mbetura nga sezoni, Barcelona është në një pozicion të rehatshëm në tabelën e La Ligas, teksa synon të sigurojë titullin e parë të ligës në katër vjet.

Skuadra e Xavi Hernandez ka 11 pikë më shumë se Real Madridi, pasi ka pasur një sezon të shkëlqyer në ligë. Ata do të shpresojnë ta mbyllin fuqishëm sezonin, pasi kërkojnë ta zyrtarizojnë sa më shpejt çështjen e titullit.

Pavarësisht pabarazisë mes dy skuadrave në tabelë, Carlo Ancelotti, duke folur përpara udhëtimit të Real Madridit në Girona, ka pohuar se skuadra e tij nuk ka qenë shumë e dobët se Barcelona këtë sezon.

Lexo po ashtu Ndeshjet e mbetura dhe sa pikë i duhen Barcelonës për t'u shpallur kampione në La Liga

“Nëse flasim për cilësinë e dy skuadrave, nuk ka 11 pikë diferencë dhe kjo është treguar në ndeshjet që janë luajtur mes nesh”, ka deklaruar Don Carlo.

“Ne jemi dy skuadra shumë të barabarta dhe distanca vjen nga detajet e vogla. Ne duam të zvoglojmë hendekun”.

Lexo po ashtu Xavi paralajmëron lojtarët e Barcelonës për titullin kampion në La Liga

Real Madridi do të ushqejë shpresa shumë të vogla për të ruajtur titullin e tyre në La Liga dhe nuk ka dyshim se ata do të luftojnë derisa të jetë matematikisht e pamundur.

Megjithatë, me Ligën e Kampionëve dhe Kupën e Mbretit ende në lojë, mund të jetë një tjetër sezon i suksesshëm për Los Blancos. /Telegrafi/

Exit mobile version