Site icon Telegrafi

Nuk jeni të vetëm: Këto personalitete të njohura luftojnë me gjëndrat tiroide!

Samanta e famshme e serisë “Seksi dhe qyteti”, bukuroshja spanjolle Sofia Vergara dhe moderatorja Oprah Winfrey, janë vetëm disa nga personalitetet e famshme të cilat kanë probleme me gjëndra tiroide.

Mbase gjëndrat tiroide sipas vëllimit janë të vogla, mirëpo problemet të cilat mund t’i shkaktojnë ato në organizëm vërtet janë të mëdha, transmeton Telegrafi.

Një numër i madh njerëzish sot vuan nga ndonjë formë e çrregullimit të gjëndrave tiroide, ndërsa ne në vazhdim po ju zbulojmë kush nga personalitetet e famshme ka probleme të tilla.

Aktorja Kim Cattrall, më e njohur për rolin e Samantës së famshme nga mega-seria popullore “Seksi dhe qyteti” është e diagnostikuar me sindromën Hashimoto.

Reperes Missy Elliott që nga viti 2008 i është diagnostikuar sëmundja e Grejsit, e cila është shkaktarja më e shpeshtë e hipertireozës.

Që nga viti 2000, bukuroshja spanjolle Sofia Vergara ka luftuar me kancerin e gjëndrave tiroide. Ajo nuk ka pasur kurrfarë simptomash kur është diagnostikuar me këtë sëmundje. Në moshën 28-vjeçare është operuar dhe gjëndrat tiroide i janë hequr. Tani ndihet shkëlqyeshëm, gëzon shëndet të mirë, mirëpo vetëm të menduarit për atë periudhë të dhimbshme edhe sot e kësaj dite nuk ndihet e qetë.

Në emisionin e vet televiziv moderatorja më e popullarizuar amerikane Oprah Winfrey, që nga viti 2007 ka zbuluar që lufton me çrregullimin e gjëndrave tiroide. Ka vuajtur nga të dy format e çrregullimeve – hipotireoza dhe hipertireoza. Dy vjet më vonë, pra më 2009, ka arritur me sukses që të shërohet dhe hormonet t’i kthejë në gjendjen normale.

Këngëtarja Kelly Osbourne, e bija e yllit të rokut Ozzy Ozborn, ka zbuluar që ka probleme me gjëndrat tiroide, kur në vitin 2007 vrullshëm ka humbur 13 kilogramë peshë trupore. Shkaktar kishte qenë hipertireoza.

Ish-manekinia Kim Alexis vuan nga puna e ngadalshme e gjëndrave tiroide – hipotireoza. Ushqimi i drejtë dhe ushtrimet e rregullta i kanë ndihmuar që të rregullojë problemin me peshën trupore, pasi që kishte shtuar vrullshëm peshën.

Kur i ka pasur vetëm 19 vjeç, aktores Gina Rodriguez i është zbuluar hipotireoza. Dhjetë vjet më vonë, mjekët kanë konstatuar që shkaktar është tiroiditisi i Hashimotos. /Telegrafi/

Exit mobile version