Legjenda e Liverpoolit, John Barnes ka thënë se Mohamed Salah mund të jetë një nga më të mirët e tyre ndonjëherë nëse qëndron në klub, por jo më i miri në histori të Reds.
Ylli afrikan ka shënuar tashmë 27 gola në të gjitha garat për Reds këtë sezon dhe po udhëheq një sulm në katër fronte për trofe, sulm që fillon me finalen e Carabao Cup kundër Chelseat sot (e diel).
Megjithatë, edhe përkundër formës së lartë që nga transferimi i tij në Anfield, dhe fitimit të Ligës Premier dhe Ligës së Kampionëve, Salah nuk po konsiderohet si më i mirë në histori të klubit.
“Nëse Mohamed Salah qëndron në Liverpool për tre ose katër vitet e ardhshme, atëherë ai do të jetë një nga lojtarët më të mirë të Liverpoolit ndonjëherë”, ka thënë fillimisht Barnes për BonusCodeBets.
“Po kështu, nëse ai largohet pas pesë vitesh siç bënë Luis Suarez dhe Fernando Torres, atëherë ku do të renditej ai?”.
“Për të qenë më i madhi i të gjitha kohërave, duhet të qëndroni në një klub për shumë vite, dhe nëse Salah qëndron edhe për disa tjera, atëherë ai do të ishte atje si njëri nga lojtarët më të mëdhenj të Liverpoolit”.
“Ajo që është më e rëndësishmja, është ajo që bën Mo ndërsa është në klub. Tani për tani, nuk mund të shikoni më larg se fundi i sezonit, përpara se të shihni nëse situata kontraktuale mund të rregullohet. Ato mund të jenë shumë të ndërlikuara”, përfundoi legjenda e Reds. /Telegrafi/