Lëndimi i Samir Handanovicit ka prishur qetësinë te Interi.
Portieri slloven pritet t’i mungojë për një kohë Interit dhe kjo gjë po e shqetëson trajnerin Antonio Conte.
Daniele Padello ka qenë titullar për Neroazzurët në dy takimet e fundit ndaj Udineses dhe Milanit, por te Interi nuk janë të kënaqur me të.
Conte nuk i beson shumë as portierit të tretë Tommaso Berni dhe ka kërkuar nga Marota të gjejë një zgjidhje tjetër.
Mediat italiane kanë raportuar se drejtori sportiv i Interit, ka arritur marrëveshje me portierin italian Emiliano Viviano.
34-vjeçari është pa klub që nga shtatori i vitit të kaluar dhe ka drejtë t’i bashkohet menjëherë Neroazzurëve.
Zyrtarizimi i Vivianos te Interi pritet të bëhet gjatë orëve të ardhshme, gjithnjë sipas medieve italiane.
Viviano nuk është i panjohur për zikaltërtit, pasi ai edhe më parë ka qenë pjesë e tyre.
Italiani ishte pjesë e Interit nga viti 2009 deri në vitin 2012, por pa luajtur në asnjë ndeshje zyrtare dhe qëndroi gjatë këtyre viteve si huazim për tu shitur pastaj përfundimisht te Palermo. /Telegrafi/