Site icon Telegrafi

Nuk janë parë së bashku që më shumë se një muaj, Jennifer Lopez vazhdon të mbajë unzën e martesës me Ben Affleck

Jennifer Lopez është parë prapë me unazat e martesës nga Ben Affleck, edhe pse nuk është fotografuar me bashkëshortin që prej 3 qershorit.

Dhe, interesant, byzylyku i saj kishte një B për Benin.

Në krah të saj ishte menaxheri i saj i besueshëm i talenteve Benny Medina, si dhe trajneri i saj vokal Stevie Mackey, për një dalje të së premtes pasdite në Bridgehampton, New York, shkruan DailyMail.

Ylli i “This Is Me… Now”, shfaqi sytjenat nudo, pasi këmisha e saj e bardhë nuk ishte mjaftueshëm e kapur.

Aktorja e Atlas, e cila do të mbushë 55 vjeç më 24 korrik, shtoi pantallona të gjera, një kapelë, një palë vathë dhe një çantë të vogël Dior.

Ndërkohë, Affleck ka qenë në Los Angeles me tre fëmijët që ndan me ish-bashkëshorten e tij Jennifer Garner. Ata janë Violet, Fin dhe Samuel.

Thashethemet vazhdojnë të qarkullojnë se të dy po shkojnë drejt divorcit, por asnjëri nuk ka bërë ende një deklaratë. /Telegrafi/

Exit mobile version