Site icon Telegrafi

Nuk janë më Messi apo Ronaldo – cilët janë tre futbollistët më të shtrenjtë në Kampionatin Botëror

(Foto: Football365)

Kampionati Botëror është në ardhje dhe ne do t’i shohim disa prej futbollistëve më të mirë në botë duke u vënë përballë njëri tjetrit.

Shumë tifozë duan të shohim se cilët yje të reja do të lënë më së shumti përshtypje në ‘Katar 2022’ dhe është pikërisht mosha që i ka lënë prapa Cristiano Ronaldon, Lionel Messin e Robert Lewandowskin, në listën e lojtarëve më të shtrenjtë.

Në vijim janë tre lojtarët më të shtrenjtë që do të luajnë në Katar:

Kylian Mbappe: 160 milionë euro

(Foto: Getty Images)

Në mungesë të Erling Haaland (që vlerësohet 170 milionë euro), anësori francez është futbollisti më i shtrenjtë në Kampionatin e sivjetmë Botëror.
Gjatë verës së kaluar, ai ishte në listën e dëshirave të Real Madridit, për këtë arsye ndodhet në krye si lojtari më i shtrenjtë.

Ylli Paris Saint-Germainit ka për qëllimi që ta fitoi për të dytën herë radhazi Kupën e Botës.

Vinicius Junior: 120 milionë euro

(Foto: Getty Images)

Sulmuesi i Real Madridi që e fitoi Ligën e Kampionëve në edicionin e kaluar, është i dyti në renditje me vlerë prej 120 milionë euro.

Brazili është në mesin e skuadrave favorite për ta ngritur trofeun në Katar, ndërsa do të jetë përpjekja e parë e Vinicius për Kupën e Botës.

Phil Foden: 110 milionë euro

(Foto: Getty Images)

Phil Foden ka qenë në formë të shkëlqyer për Manchester Cityn këtë sezon dhe është lidhur shumë mirë me Haaland

Futbollisti anglez ka luajtur për herë të parë në Kampionatin Botëror dhe ka vlerën prej 110 milionë euro.

Krahas këtyre tre futbollistëve janë edhe emra të tjerë, si Thibaut Courtois (60 milionë euro), Fede Valverde (100 milionë euro) Jamal Musiala (100 milionë euro), Alphonso Davies (100 milionë euro), Trent Alexander-Arnold (70 milionë euro), Jude Bellingham (100 milionë euro)m Pedri (100 milionë euro) e të tjerë. /Telegrafi/

Exit mobile version