Site icon Telegrafi

“Nuk jam shtatzënë, por çfarë është kjo?”, Sara Hoxha bënë konfuz publikun me imazhin e saj të fundit në Instagram

Blogerja e njohur shqiptare, Sara Hoxha ka befasuar ndjekësit e saj në “InstaStory” me një foto që pozonte në ashensor.

Se jeton pa komplekse e dëshmon edhe ky imazh i fundit, në të cilin pozoi me barkun e saj të rrumbullakosur, ndonëse e bëri të qartë se nuk është shtatzënë.

“Nuk jam shtatzënë! Por, çfarë është kjo”, shkroi blogerja në postimin e saj, duke ditur se do të komentohej nga ndjekësit për këtë imazh.

Foto: Sara Hoxha / Instagram

Sara Hoxha, është një nga figurat më të ndjekura dhe të komentuara së fundmi, e cila tërheq vëmendjen e shtypit rozë me aktivitetin e saj të vazhdueshëm në rrjete sociale.

Pa dyshim nuk mund të mos binte në sy edhe imazhi i fundit i publikuar në llogarinë e saj në Instagram. Ajo nuk është e vetmja prej personaliteteve të njohura që pozon pa ndonjë kompleks, duke qenë se perfeksioni është i mbivlerësuar edhe nga shumë të famshëm të huaj; madje disa prej tyre edhe i kanë përqafuar ato çka dikush mund t’i konsiderojë tradicionalisht “defekte”.

Foto: Sara Hoxha / Instagram

Fituesja e edicionit të parë të “Dancing with the Stars”, ka qenë në një lidhje të gjatë me reperin e njohur shqiptar, Ledri Vula, me të cilin ka një vajzë që quhet Poem Blu. Megjithatë, raportime të forta ka pasur për sa i përket lidhjes së tyre, për të cilën thuhet se tashmë ka përfunduar.

Bukuroshja shqiptare, ka një aftësi me të cilën bie në sy me secilin aktivitet që bën në rrjetet sociale duke zgjuar vëmendjen e medieve. /Telegrafi/

Foto: Sara Hoxha / Instagram
Exit mobile version