Telegrafi

“Nuk jam këtu për t’i dhënë minuta çdo lojtari”, Ancelotti ‘godet’ Hazardin

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti ka goditur me fjalë sulmuesin Eden Hazard, pas intervistës së këtij të fundit para disa ditësh.

Para disa ditësh, Hazard konfirmoi një përplasje me trajnerin italian duke thënë se ata nuk flasin mes vete, përkundër se kanë respekt.

Pas kësaj interviste është pyetur edhe trajneri i Los Blancos në lidhje me Hazard, duke goditur këtë të fundit.

Lexo po ashtu Hazard konfirmon përplasjen me Ancelottin

“Unë nuk jam këtu për t’i dhënë minuta çdo lojtari, unë jam këtu për të fituar ndeshjet”, ka thënë fillimisht Ancelotti për Eleven Belgium.

“Kam vënë njëmbëdhjetëshin më të mirë titullar për të fituar ndeshjet”.

“Nuk shikoj sa fiton një lojtar apo moshën e tij, ka të bëjë vetëm me paraqitjet”, përfundoi trajneri i Real Madridit. /Telegrafi/