Telegrafi

Nuk iu kthye asnjë karrige, konkurrenti i “The Voice Australia” nuk i reziston Rita Orës – zhvishet dhe fillon të bëjë vallëzim provokues para saj

Rita Ora zakonisht merr reagime të shumta pasi publikon fotografi provokuese në Instagram.

Por rolet u ndërruan në episodin e së martës mbrëma në “The Voice Australia” kur konkurrenti Henry Starr u zhvesh dhe bëri një vallëzim provokues para interpretueses së hitit “Body On Me”, shkruan DailyMail.

Fansat në Twitter “shpërthyen” me komentet nga më të shumta, duke ngelur të shtangur nga interpretuesi i bukur, i cili para se të bënte skenën ‘e nxehtë’ të vallëzimit, u paraqit në audicionin e fshehur me këngën “Forever” nga Chris Brown.

“Rita është aq flirtuese”, vuri në dukje një fans në komentin e tij në Twitter.

Lexo po ashtu Rita Ora mahnit me stilin e çuditshëm rrugëve të Parisit, shfaqet me kostum të ndritshëm ngjyrë vjollcë

“Ishte brilante”, shkroi një tjetër.

“Kjo ishte pjesa më e mirë e performancës, të paktën Rita bëri një veprim”, tha një shikues i tretë.

Pasi Henry përfundoi këngën, ai vendosi të tregojë edhe aftësitë e tij të vallëzimit, duke hequr këmishën dhe shfaqur trupin e tonifikuar.

Rita, 30 vjeçe, mezi i hoqi sytë nga fiziku i Henryt, ndërsa ai doli nga skena dhe iu afrua këngëtares.

Lexo po ashtu Rita Ora ngacmon fansat në orët e vona me paraqitje provokuese, pozon me dekolte të hapur te pjesa e gjoksit

“Wow, wow, wow”, qeshi ajo me gëzim.

Henry me siguri i ra në sy Ritës së bashku me pjesën tjetër të trajnerëve, por nuk arriti të kthejë asnjë karrige gjatë audicionit të tij.

“E dini çfarë, të gjitha shakatë mënjanë, apo jo? Padyshim që ju jeni ‘i nxehtë’, apo jo?”, tha Rita.

“Por ky është ‘The Voice’. E di nga ajo çfarë dëgjova me zërin tënd, kam dëgjuar pak në mungesë, mendoj se ke nevojë për më shumë praktikë”, shtoi ajo.

Jess Mauboy tha se nuk u kthye për shkak të dëgjimit të nervave në zërin e tij.

“Po, ashtu si Rita, sinqerisht ndjeva shumë nerva. Nuk e di, po lëvizje nuk e di, po lëvizje ndërsa këndoje?”, pyeti anëtarja tjetër e jurisë. /Telegrafi/