Ky është momenti kur një polic britanik ngjitet në kapakun e motorit të një veture në afërsi të aeroportit Gatwick, dhe godet me elektroshok një burrë.
Sipas dëshmitarëve okularë, vetura ishte përplasur për mjetin motorik të policisë, ku më pas policët dolën jashtë dhe e goditën me elektroshok shoferin që kishte shkaktuar një incident më të hershëm, transmeton Telegrafi.
Pamjet e publikuara më poshtë shfaqin veturën e parkuar BMW që kishte bllokuar rrugën, dhe një polic që kishte hipur mbi kapak të motorit dhe mbante në dorën revolen elektrike.
Ai në një moment e përdor ndaj shoferit të asaj veture, që nuk iu bindej urdhrave dhe vazhdimisht refuzonte të bashkëpunonte me autoritetet e rendit.
Në një kumtesë të policisë në Sussex është bërë e ditur se burri është arrestuar për mosrespektim të rregullave në trafik, ngasje në rrugën njëdrejtimëshe dhe sulm ndaj zyrtarëve policorë, të cilëve në një moment edhe ua goditi mjetin. /Telegrafi/