Ky është momenti rrëqethës kur një burrë me thikë në dorë përplaset për tokë, pasi policia britanike e godet me revole elektrike para stacionit të trenit në Londër.
Burri në të 50-at është parë me thikë në dorë para stacionit Tooting në jug të Londrës, duke tmerruar kalimtarët në mes të ditës, transmeton Telegrafi.
Me të mbërritur në vendin e ngjarjes, policia metropolitan e rrethuan. Duke parë se nuk i bindej urdhrave, ai u godit me elektroshok – duke u rrëzuar në tokë.
Burri thuhet se është dërguar në mbajtje në stacionin policor në jug të Londrës, në anën tjetër është bërë e ditur se ai akuzohet për posedim ilegal të armës.
Sipas policisë veprimi i tyre ishte konform ligjeve, pasi u është vërsulur me thikë dhe se nga përplasja në tokë nuk ka pësuar ndonjë lëndim serioz. /Telegrafi/