Shakira mori vëmendje së fundmi duke publikuar një mesazh enigmatik të enjten, që ka bërë të aludohet për një sërë konkluzionesh nga fansat.
Këngëtarja e njohur u nda me mbrojtësin e Barcelonës, Gerard Pique në verë, pasi kaluan 12 vite së bashku.
Pas ndarjes së tyre, Shakira dhe Gerard Pique besohet se po i dërgojnë mesazhe të fshehta njëri-tjetrit.
— Shakira (@shakira) October 6, 2022
Për shembull, një burim i afërt me katalanasin tha se lojtari u kishte thënë miqve “Ndihem më i ri”, gjoja duke iu referuar diferencës së moshës midis të dashurës së tij të re dhe ish-it.
Megjithatë, këtë herë ka qenë Shakira ajo që mund të ketë dërguar një mesazh përmes rrjeteve sociale, ndonëse disa besojnë se kishte të bënte me këngën e saj të radhës “Monotonia”.
“Nuk ishte faji yt…”, lexonte mesazhi i saj në Instagram dhe Twitter, ku shumë pyesin nëse ky ishte një mesazh për Piquen për mënyrën se si përfundoi lidhja e tyre.
Në intervistën e saj të parë pas ndarjes, këngëtarja kolumbiane tha për një revistë spanjolle të modës se po kalon një periudhë të vështirë, një fazë që ajo e quan “ora e saj më e errët”.
“Mendoj se muzika është një gomone”, tha ajo për ELLE.
“Ka pasur ditë kur më është dashur të marr pjesët e mia nga dyshemeja dhe e vetmja mënyrë për ta bërë këtë, për ta bërë në të vërtetë këtë, ka qenë përmes muzikës”.
“Ti e di, që me të vërtetë të pëlqej, të bashkohem sërish dhe ta shoh veten në pasqyrë dhe të di që unë jam nënë dhe fëmijët e mi varen nga unë”.
Shakira dhe Gerard kanë bashkë dy fëmijë: Milan dhe Sasha. /Telegrafi/