Site icon Telegrafi

“Nuk ishte aspak e lehtë”, Donnarumma flet për rikthimin në San Siro dhe pritjen nga tifozët e Milanit

Numri një i Italisë, Gianluigi Donnarumma, ka pranuar se “nuk ishte i lehtë” rikthimi në” San Siro” kur skuadra e tij Paris Saint-Germain u përball me ish-klubin e tij Milan në Ligën e Kampionëve javën e kaluar.

Donnarumma u largua nga kuqezinjtë si lojtar i lirë, për t’iu bashkuar PSG-së në verën e vitit 2021, duke shkaktuar zemërim të madh tek Milani dhe mbështetësit e tyre, të cilët kishin treguar shumë besim tek ai që nga debutimi i tij si 16-vjeçar.

Që kur u transferua në Paris, Donnarumma ishte rikthyer në “San Siro” një herë më parë me kombëtaren e Italisë, për gjysmëfinalen e Ligës së Kombeve kundër Spanjës në tetor të vitit 2021.

Megjithatë, përballja e së martës së kaluar me PSG-në ishte hera e parë që Donnarumma u kthye në atë stadium para një turme të plotë me tifozë të Milanit.

Lexo po ashtu Balotelli i del në mbrojtje Donnarummas: Unë e di pse ai u largua nga Milani

Atij iu bë një pritje ‘armiqësore’, me fishkëllima dhe brohoritje të vazhdueshme gjatë gjithë lojës. Ai gjithashtu u mbulua me para të rreme përpara fillimit të ndeshjes dhe shumë persona e kishin etiketuar si ‘Dollarumma’.

Në një ceremoni të Hall of Fame në Coverciano të hënën, Donnarumma foli për herë të parë rreth asaj që përjetoi atë natë.

“Nuk ishte e lehtë në tetor 2021 dhe nuk ishte e lehtë as tani. Ju përpiqeni të mos shpërqendroheni në fushë dhe të jepni gjithçka për të ndihmuar ekipin tuaj. Pas ndeshjes prireni ta ndjeni më shumë dhe t’i lini emocionet tuaja, por në fushë përpiqeni të mos e lini të ndikojë tek ju. Jam rritur shumë në këtë drejtim”, kishte thënë Donnarumma.

Kujtojmë se Donnarumma ishte pjesë e Milanit për gjashte sezone dhe bëri mbi 250 paraqitje me fanellën e “Rossonerëve”./Telegrafi/

Exit mobile version