Site icon Telegrafi

Nuk ishin të frikësuar ndaj Anglisë, Gjimshiti tregon se çfarë nuk shkoi në Wembley

Shqipëria e nisi me humbje rrugëtimin e saj në Kualifikueset e Botërorit 2026, duke u mposhtur 2-0 nga Anglia në Wembley.

Në prononcimin e tij për DigitAlb, kapiteni i Kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti tregoi se çfarë i mungoi skuadrës përballë “Tre Luanëve”.

Shqipëria e nis me humbje rrugëtimin drejt Botërorit 2026 – mposhtet nga Anglia
Lexo po ashtu Shqipëria e nis me humbje rrugëtimin drejt Botërorit 2026 – mposhtet nga Anglia

“Nuk ishim të frikësuar, në futboll nuk ka frikë. Anglia është e fortë kundër të gjithëve. Te 1-0 ishte në rregull”, deklaroi Gjimshiti.

“Me futjen e Brojës, patëm disa raste në sulm, mungoi pasimi i fundit. Te goli i dytë përfundoi ndeshja. Nuk e kishim bërë plan që të zbrisnim aq poshtë”.

“Ata kanë lojtarë që e fusin topin mbrapa shpinës dhe është e vështirë t’i kapësh me shpejtësinë që kanë”, u shpreh Gjimshiti për DigitAlb.

Exit mobile version