Telegrafi

“Nuk ishim mirë për të thënë se e merituam kalimin tutje” – Toni Kroos me kritika për Carlo Ancelottin

Real Madrid do të luajë në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, pasi eliminoi RB Leipzigun me rezultat të përgjithshëm prej 2-1.

Mesfushori i Real Madridit, Toni Kroos është shprehur i kënaqur me kalimin në mesin e tetë më të mirëve, por jo edhe me mënyrën se si luajti skuadra.

Mediat spanjolle shkruajnë se fjalët e tij mund të kuptohen si kritikë për taktikën e trajnerit, Carlo Ancelottit, i cili po ashtu ishte autokritik në deklaratën e tij pas ndeshjes.

Kroos vlerësoi kundërshtarin dhe tha se ideja e pesë mesfushorëve nuk e ndihmoi paraqitjen e ekipit.

“Leipzig luajti mirë dhe mbrohej mirë, dhe përmes kësaj loje ata ishin gjithashtu të rrezikshëm përmes kundërsulmeve. Ne e dinim se mund të ishin të rrezikshëm. Në një farë mase ishim të mirë me topin në këmbët tona, por na mungonin lojtarët në sulm për të qenë të rrezikshëm”.

Lexo po ashtu Florentino Perez ka rënë në dashuri me yllin e RB Leipzig, nuk përjashtohet mundësia për transferimin e tij këtë verë

“Rezultati është një gjë, ajo që luajtëm është krejt tjetër. Në pjesën e parë ishim të kënaqur me rezultatin, por jo me lojën. Pjesa e dytë ishte disi më e mirë, por përsëri jo aq e mirë sa për të thënë se e meritonim për të shkuar në raundin tjetër. Nuk ishim aspak mirë, por dolëm në çerekfinale”, ka thënë Kroos. /Telegrafi/