Site icon Telegrafi

Nuk ia lë shenjë zarfi i zi – G Bani eskalon sërish ndaj Valbona Mhillit

G Bani po vazhdon të jetë një nga banorët më të zhurmshëm në shtëpinë e famshme.

Ai ka prodhuar një sërë situatash, por pas rikthimit, ka pasur përplasje të ashpra sidomos me vajzat e shtëpisë.

Pas Danjës, konkurrenti i është vërsulur Valbona Mhillit, duke folur me tone të larta e në një moment edhe eskalon.

Foto: Screenshot/X

Videot nuk ndodhen në faqen zyrtare të Big Brother në rrjete sociale, por janë bërë virale në TikTok e platformën X.

Duket se G Bani po vazhdon me avazin e vjetër dhe nuk ka marrë mësim nga përjashtimi me zarf të zi.

Lexo po ashtu G Bani i ashpër me Jozin: Besëprerë, po bën skema me vajzat në shtëpi

Ai u përjashtua nga ky format pasi e kishte goditur me shuplakë në fytyrë Gjestin.

Siç shihet, reperi nuk e ka larg as zarfin tjetër, pas ofendimeve e veprimeve që po bën. /Telegrafi/

 

Exit mobile version